Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar fotografi nga protesta e sontme në Prishtinë, e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në pamjet e publikuara shihet një numër i madh qytetarësh të mbledhur në shesh, me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së.
“Populli në këmbë”, ka shkruar Çitaku në Facebook krahas fotografive nga protesta.
Protesta e mbrëmjes së 19 shtatorit po mbahet në Prishtinë në vazhdën e reagimeve pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.







