Home > Ballina > Ledri Vula brohorit “UÇK, UÇK” me protestuesit në Prishtinë, falënderon ish-pjesëtarët për luftën

Ledri Vula brohorit “UÇK, UÇK” me protestuesit në Prishtinë, falënderon ish-pjesëtarët për luftën

///
Comments are Off

Reperi kosovar Ledri Vula iu bashkua sonte protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të organizuar në kundërshtim me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Vula iu drejtua qytetarëve të mbledhur në shesh, ku shprehu mirënjohjen e tij për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për pjesëmarrësit në protestë.

“Një falënderim për luftën që e kanë bërë këta njerëz të mëdhenj”, tha ndër të tjera Vula, para se së bashku me protestuesit të brohoriste “UÇK, UÇK”.

Protesta e së dielës ishte nata e pestë radhazi e tubimeve në Prishtinë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Verified by MonsterInsights