Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente të Republikës së Kosovës.
Pirc Musar ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv mes Kosovës dhe Sllovenisë, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni.
“Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka-Pulën me rastin e zgjedhjes së saj si Presidente e Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidentja sllovene.
Ajo ka theksuar se pret bashkëpunim të mirë mes dy vendeve dhe i ka uruar Shiroka-Pulës sukses gjatë mandatit të saj presidencial.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota në Kuvend, duke marrë detyrën si kreu i ri i shtetit.




