Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se aktivizimi i PDK-së ka rikthyer vëmendjen politike te kjo parti.
Musliu ka përdorur tone të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë, duke pretenduar se mobilizimi i PDK-së ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimet e fundit në vend.
“Aktivizimi i PDK-së mjaftoi që të gjitha marionetat të kthehen nga ne. Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova. Ata e dinë mirë se kur mobilizohet PDK-ja, Kosova ecën përpara”, ka shkruar ajo.
Deputetja ka pretenduar gjithashtu se PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet, por se pavarësisht kësaj nuk është ndalur në aktivitetin e saj politik.
Sipas saj, PDK-ja ka histori, qëndresë dhe njerëz që nuk dorëzohen, ndërsa mobilizimi i partisë e rikthen atë në qendër të zhvillimeve politike.
Musliu ka pretenduar se një PDK e mobilizuar e vendos edhe Kosovën më fuqishëm në agjendën evropiane, duke e paraqitur këtë si pjesë të rolit që ajo ia atribuon partisë së saj.







