Home > Lajme > Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë, aksion pastrimi nga Hilton dhe vullnetarët

Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë, aksion pastrimi nga Hilton dhe vullnetarët

///
Comments are Off

Mbi 50 thasë me mbeturina janë mbledhur gjatë një aksioni pastrimi të organizuar në Rrugën Tirana në Prishtinë, me pjesëmarrjen e punonjësve të Hilton Prishtina dhe vullnetarëve të organizatës Let’s Do It Kosova.

Sipas njoftimit të organizatorëve, aktiviteti është realizuar në kuadër të iniciativës ndërkombëtare “Travel with Purpose” të Hilton, e cila synon të mbështesë qëndrueshmërinë mjedisore dhe të nxisë angazhimin e komuniteteve lokale.

Gjatë aksionit, pjesëmarrësit kanë larguar mbeturinat e grumbulluara përgjatë rrugës, duke mbledhur mbi 50 thasë dhe duke kontribuar në përmirësimin e pastërtisë së kësaj zone të kryeqytetit.

Organizatorët kanë falënderuar të gjithë punonjësit dhe vullnetarët për angazhimin, energjinë dhe kontributin e dhënë gjatë aktivitetit.

Ata kanë theksuar se bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe qytetarëve mund të sjellë ndryshime pozitive në mjedis dhe të nxisë përgjegjësinë e përbashkët për hapësirat publike.

Iniciativa “Travel with Purpose” është pjesë e strategjisë globale të Hilton për përgjegjësinë shoqërore dhe mjedisore, përmes së cilës kompania mbështet projekte që synojnë forcimin e komuniteteve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Verified by MonsterInsights