Një sasi e dyshuar e substancës narkotike të llojit marihuanë është zbuluar brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës, në Istog.

Sipas raportimit ekskluziv të Gazetës Sinjali, bëhet fjalë për 13 qese me substancë të dyshuar narkotike, të cilat ishin fshehur në derën e një tualeti brenda institucionit korrektues.

Pas zbulimit të substancës, raportohet se kanë nisur hetimet për rastin.

Ende nuk ka informacione të konfirmuara se si kanë përfunduar qeset në atë hapësirë, kujt i përkisnin apo nëse është identifikuar ndonjë person i dyshuar.

Po ashtu, nuk është konfirmuar pesha e përgjithshme e substancës së zbuluar.

Raste të tjera të gjetjes së narkotikëve janë raportuar edhe më herët në Burgun e Dubravës. Në korrik të këtij viti, gjatë një kontrolli në hapësirat pranë sallës së vizitave, ishin zbuluar rreth 125 gramë substancë e dyshuar marihuanë. sinjali.com