Home > Uncategorized > Brazili transporton me avion njerëz të fisit Yanomami që janë në krizë ushqimore

Brazili transporton me avion njerëz të fisit Yanomami që janë në krizë ushqimore

//
/
Comments are Off

Brazili ka transportuar me avion 16 njerëz të fisit Yanomami që kishin nevojë për të marrë trajtim urgjent, pasi qeveria shpalli një emergjencë mjekësore.

Këta persona jetojnë në shtetin verior të Brazilit, Roraima. Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka akuzuar paraardhësin e tij, Jair Bolsonaro, për kryerje të gjenocidit kundër fisit të pyjeve të shiut.

Qeveria shpalli një emergjencë mjekësore pasi qindra fëmijë Yanomami vdiqën nga kequshqyerja.

Vdekjet janë të lidhura me ndotjen e ujit të shkaktuar nga minierat dhe prerja e drurëve në zonën me pyje të dendur, ku pasiguria ushqimore është e përhapur.

Të shtunën, presidenti Lula vizitoi Roraimën, e cila kufizohet me Venezuelën dhe Guajanën, pas raportimeve për kequshqyerje të rëndë dhe tha se ishte “i tronditur” nga ajo që pa.

Rreth 28,000 njerëz indigjenë jetojnë në Yanomami, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

The post Brazili transporton me avion njerëz të fisit Yanomami që janë në krizë ushqimore appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights