Home > Uncategorized > Presidenti i ri çek, si ish-zyrtar i lartë i NATO-s, mbështeste krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i ri çek, si ish-zyrtar i lartë i NATO-s, mbështeste krijimin e Ushtrisë së Kosovës

//
/
Comments are Off

Ish-kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, tashmë president i zgjedhur i Republikës së Çekisë në balotazhin e zhvilluar ditën e sotme (28 janar, 2023) me Andrej Babish, kishte mbështetur formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Derisa po mbahej në Tiranë mbledhja e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë një në një konferencë për mediet, Pavel pati thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës është një e drejtë e vendit por duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, raporton Klankosova.tv.

“Për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës ende nuk ka një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Krijimi i ushtrisë duhet bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe ky është një ndër rekomandimet që ka bërë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Ne nuk po themi që Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj por duhet bërë në përputhje me afatet dhe detyrimet kushtetuese”, pati thënë Pavel.

Gjenerali i ushtrisë në pension Petr Pavel mundi miliarderin populist Andrej Babish në një balotazh të shtunën për t’u bërë presidenti i ri çek. /Klankosova.com

The post Presidenti i ri çek, si ish-zyrtar i lartë i NATO-s, mbështeste krijimin e Ushtrisë së Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights