Sot do të zhvillohet finalja për meshkuj në Australian Open, mes grekut Stefanos Tsitsipas dhe serbit Novak Gjokoviq.
Finalja do të zhvillohet në fushën e tenisit “Rod Laver Arena”, njofton Klankosova.tv.
Nëse Gjokoviqi arrin të shpalle kampion, ai do të barazohej me Rafael Nadal, sa i përket numrit të titujve Grand – Slam (22).
Nëse Tsitsipas, i cili është numri 4 në botë, fiton, kjo do të ishte kupa e tij e parë në karrierë.
Ndeshja pritet të filloj rreth orës 09:30 të mëngjesit.
Për të arritur në finale, Tsitsipas mposhti Karen Khachanov në gjysmëfinale, ndërsa Gjokoviqi mposhti tenistin Tommy Paul.
The post Sot finalja për meshkuj në Australian Open, Tsitsipas kundër Gjokoviqit appeared first on Klan Kosova.