Trajneri kosovar i hendbollit Fadil Kqiku, ka vazhduar kontratën me klubin bavarez Bayern Munich për edhe dy vite të tjera.
Bashkëpunimi mes dy palëve u njoftua të enjtën përmes faqës zyrtare të klubit gjerman.
Fadil Kqiku tash e tre vite është në krye të bavarezëve duke ngritur ekipin vit pas viti, teksa në këtë sezon nën udhëhëqjen e tij Bayern nuk din për humbje pasi nga 13 ndeshje ka po aq fitore.
Trajneri me prejardhje nga Gjilani në të kaluarën ka udhëhequr edhe kombëtaren e Kosovës në hendboll.
The post Fadil Kqiku vazhdon edhe dy vite me Bayern Munich (FOTO) appeared first on Klan Kosova.



