82 shtete dhe 520 atletë nga mbarë bota po marrin pjesë në njërën nga garat më prestigjioze në sportin e xhudos, atë të Paris Grand Slam.
Fillon sot, këtë të shtunë e vazhdon edhe nesër.
Për dy ditë Armotion do të sjell bllokun final, pra përballjet për medalje, aty ku do t’i matin forcat xhudistët më të dalluar në këtë sport.
Në kryeqytetin francez po merr pjesë edhe Kosova që përfaqësohet nga kampionia në fuqi Olimpike Dristria Krasniqi, pastaj Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Shpati Zekaj.
Përballjet për medalje mund t’i ndiqni nga ora 17.00 me datë 4 dhe 5 shkurt 2023.
The post Gara e famshme e Parisit, sot dhe nesër në Artmotion appeared first on Klan Kosova.