Një autobus është aksidentuar në Afyonkarahisar të Turqisë, ku tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 35 të tjerë janë lënduar.
Mësohet se autobusi që u aksidentua po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, ndërsa bëhet e ditur se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin, Anadolu Agency, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar një numër i madh autoambulancash. zjarrfikësit dhe policia.
E të lënduarit nga ky aksident janë dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta.
The post Aksidentohet një autobus në Turqi, tetë të vdekur (FOTO) appeared first on Klan Kosova.