Opinionisti i “Big Talk”, Nderim Neziri, ka komentuar një situatë të nxehtë që erdhi për një temë që sipas tij ishte banale, ajo e qumështit.
Sipas tij, e gjithë hallakama ishte një sajesë e iniciuar nga Melisa.
“Më duket shumë banale, të pijë salcë apo çfarëdo produkti tjetër dhe ta ngatërrojë për një shije tepër familjare për të gjithë ne si qumështi. Po Melisa ka ardhur prej jashtë e infoziunume shumë mirë, ajo e ka ditur që Juli nuk del prej vetes edhe i ka parë dy- tri raste të akuzave të banorëve tjerë ndaj Julit, jo deshe të më helmosh me kërpudha, jo më krijove alergji me qepë, kështu që saktësisht e gjeti pikën nga jashtë dhe deshi t’i krijojë sulm Julit. Nuk ia doli, sepse Juli e ka këtë aftësinë e jashtëzakonshme ta ruaj qetësinë, nuk doli nga vetja, por Melisa me të vërtetë doli shumë keq”, tha Neziri.
Klikoni linqet me poshtë për të parë klipin dhe emisionin e plotë.
The post Hallakama rreth qumështit, Neziri: Melisa e sulmoi, por Juli nuk doli nga vetja, e ruajti qetësinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.