Home > Uncategorized > Tërmeti në Turqi dhe Siri, Britania e Madhe do të dërgojë ndihmë

Tërmeti në Turqi dhe Siri, Britania e Madhe do të dërgojë ndihmë

//
/
Comments are Off

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të dërgojë ndihmë në Turqi dhe Siri pas tërmetit që ndodhi atje mëngjesin e sotëm.

Ministria e Jashtme britanike ka bërë të ditur se Britania do të dërgojë 76 specialistë të kërkim-shpëtimit, katër qen kërkimi dhe pajisje shpëtimi që do të mbërrijnë në Turqi këtë mbrëmje, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Sekretari i Jashtëm i britanik, James Cleverly, është shprehur se janë të gatshëm të oftojnë mbështetje të mëtutjeshme.

“Mbretëria e Bashkuar po dërgon mbështetje të menjëhershme për Turqinë duke përfshirë një ekip prej 76 specialistësh kërkim-shpëtimi, pajisje dhe qen shpëtimi. Në Siri, Helmetat e Bardha të financuara nga Britania e Madhe kanë mobilizuar burimet e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të mëtejshme sipas nevojës”, ka thënë Cleverly.

The post Tërmeti në Turqi dhe Siri, Britania e Madhe do të dërgojë ndihmë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights