Home > Uncategorized > Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë

Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë

//
/
Comments are Off

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Lajçak tha se do të vazhdohet tutje me diskutohet në takimin e nivelit të lartë.

Ai theksoi se ka pasur takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I travelled to Pristina to meet PM @albinkurti and DPM @BislimiBesnik and to Belgrade to do the same with @predsednikrs @avucic and @PetkovicPetar. I’m glad that Kosovo now also accepted the Proposal in principle. We will continue our discussions at a High-level Meeting. pic.twitter.com/KqSDEvdxhn

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 7, 2023

Gjatë ditës së hënës, emisari i BE-së ka pasur takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Kurti tha se Kosova e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizmin  e raporteve Kosovë-Serbi.

“Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, tha Kurti.

The post Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights