Gjiganti gjerman i telekomunikacionit “Deutsche Telekom” do të kryejë pa pagesë të gjitha telefonatat dhe mesazhet nga rrjeti i tij ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë deri më 15 shkurt.
Masa synon të ndihmojë familjet e të prekurve nga tërmeti i së hënës që të qëndrojnë në kontakt, si dhe të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të kërkimit dhe shpëtimit në terren, tha kompania në një deklaratë të martën.
Drejtori i Përgjithshëm i “Deutsche Telekom”, Tim Höttges, tha në deklaratë se shumë punonjës të kësaj kompanie kanë të afërm në Turqi ose Siri.
Kompania tha se po dhuron 1 milion euro për një aleancë të agjencive gjermane të ndihmës të përfshira në operacionet humanitare pas tërmetit, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Gjermania pret popullsinë e tretë më të madhe të refugjatëve në botë, gjysma e të cilëve janë nga Siria. Vendi është gjithashtu një shtëpi e diasporës më të madhe turke në botë.
The post “Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë appeared first on Klan Kosova.