Parlamenti Studentor organizon protestë kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kjo ngjarja mbahet sot më 15 shkurt.

“Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës” thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor”.

Protestuesit do të mblidhen në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 16:00, për të marshuar drejt qendrës së kryeqytetit.

The post Studentët protestojnë kundër Asociacionit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.