Home > Uncategorized > E rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Gjilan

E rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Gjilan

//
/
Comments are Off

Një person është arrestuar, të shtunën rreth orës 14, në Gjilan, pasi dyshohet se e ka rrahur motrën e vet.

Sipas policisë, i dyshuari e ka goditur viktimën me një mjet të fortë, ku si pasojë ajo ka pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij kosovare duke e goditur atë me një mjet të fortë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post E rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Gjilan appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights