Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një grua në Hajvali të Prishtinës.
E dyshuara, siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se me vetëdëshirë i ka braktisur fëmijët e saj, njofton Klankosova.tv.
“Hajvali 20.03.2023-15:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Nëna braktisë fëmijët në Hajvali, arrestohet nga policia appeared first on Klan Kosova.