Cristiano Ronaldo, ylli portugez, ka dërguar urime për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Në një postim në Twitter, Ronaldo shprehu urimet e tij me fjalët “Urime muaji i Ramazanit për të gjithë myslimanët”.
Kjo nuk është hera e parë që futbollisti i njohur ndjek dhe respekton kulturën myslimane, pasi tashmë luan në klubin Al-Nassr në Arabinë Saudite, një vend me shumicë myslimane.
Ky veprim i Ronaldo-s tregon vlerësimin dhe respektin e tij ndaj besimit të të tjerëve dhe kulturave të ndryshme. /GazetaKombi/
Ramadan Mubarak to all Muslim!🙏🏽🙌🏽 pic.twitter.com/D9QoB5eyjd
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) March 22, 2023