Home > Uncategorized > Haxhiu: Reformat në drejtësi mund të na i sabotojnë, të na i vonojnë por assesi s’mund të na i ndalojnë

Haxhiu: Reformat në drejtësi mund të na i sabotojnë, të na i vonojnë por assesi s’mund të na i ndalojnë

//
/
Comments are Off

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit Prokurorial të Kosovës.

Haxhiu tha se reformat në drejtësi mund t’i sabotohen e vonohen por assesi s’do të ndalojnë.

“Nuk mund të qëndrojmë e të punojmë ndaras nga bota demokratike dhe uniteti i standardeve të saj. gjykatës kushtetuese iu deshën nëntë muaj që të nxjerrë aktgjykimin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kjo është e paprecedent nëse arsyetimi paska qenë kaq i thjeshtë për rrëzimin e tij, atëherë pse u deshën nëntë muaj, pse na duhen nëntë muaj”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së, i disa prej tyre, sesa ai i përgjithshëm dhe ndalimi i korperatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarëve e sistemin e drejtësisë.

“Është paradoksale që gjykata kushtetuese thekson se përbërja aktuale e Këshillit Prokuroral të Kosovës është korporatiste, por në pikën e  fundit thotë që s’mund t’u ndërpritet anëtarëve të KPK-së mandati, përmes shortit, qysh e kemi paraparë ne”.

 

The post Haxhiu: Reformat në drejtësi mund të na i sabotojnë, të na i vonojnë por assesi s’mund të na i ndalojnë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights