Home > Uncategorized > Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha

Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha

//
/
Comments are Off

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në 24-vjetorin e e masakrës së tmerrshme ndaj familjes Berisha në Suharekë.

Me anë të një deklarate, Osmani ka thënë se 24-vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë.

“46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin”.

“Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights