Home > Uncategorized > Sinner gjysmëfinalisti i parë i “Miami Open”

Sinner gjysmëfinalisti i parë i “Miami Open”

//
/
Comments are Off

Në çerekfinale të “Miami Open”, Jannik Sinner arriti të fitojë ndaj Emiil Ruusuvuori me rezultatin 0-2 në sete.

Përveç fillimit të setit të parë, italiani ishte dominues ndaj finlandezit në pjesën tjetër të ndeshjes.

Setin e parë e mbylli me shifrat 3-6, ndërsa të dytin 1-6, për ta përfunduar duelin për 1 orë e 16 minuta.

21 vjeçari në 4 ndeshjet që i ka zhvilluar deri më tani në “Miami Open”, nuk e ka humbur asnjë set.

Kjo ishte hera e tretë me radhë që Sinner e eliminon Ruusuvuorin nga “Miami Open” dhe hera e dytë që siguron gjysmëfinalen e këtij turneu në karrierën e tij.

Me 21 vjet dhe 225 ditë, bëhet italiani i dytë pas Fabio Fogninit që i arrinë tre gjysmëfinale të mastersit në tenis që nga viti 1990.

Sinner në gjysmëfinale të garës do të ballafaqohet me fituesin e duelit Alcaraz-Fritz, që zhvillohet në mëngjesin e së premtes me kohën tonë lokale.

The post Sinner gjysmëfinalisti i parë i “Miami Open” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights