Home > Uncategorized > Murteza: Kina ka vendosur, s’do të bëjë kompromis me Amerikën për Tajvanin (VIDEO)

Murteza: Kina ka vendosur, s’do të bëjë kompromis me Amerikën për Tajvanin (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Gazetari shqiptar që ndodhet në Pekin, Edison Murteza, ka folur për vizitën zyrtare të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Kinë.

Mureza, në një intervistë për Edicioni Special në Klan Kosova, ka thënë se kjo vizitë ndodhi të ishte shumë më pozitive e frytdhënëse sesa që pritej.

“U nënshkruan shumë marrëveshje, ndodhi shumë më shumë se që pritej. Me kryeministrin kinez u arritën shumë pika pozitive. Kjo vizitë ka qenë shumë e mirëpritur, edhe pse pritshëmritë kanë qenë shumë të ulëta. Vizita e Blinken ka qenë lajm kryesor në mediet kineze e ndërkombëtare”, ka thënë Murteza, njofton Klankosova.tv

Mirëpo, sipas Murezës, Kina ka qenë e vendosur se nuk do të bëjë kurrfarë kompromisi me ShBA-në për sa i takon çështjes së Tajvanit.

“Tajvani është pika kyçe, apo më e zjarrta e Kinës. Pekini e ka bërë të qartë që Tajvani është pjesë territorial e Kinës dhe do ta marrë nëse është nevoja edhe me luftë. Kina ka vendosur që nuk do të bëhet asnjë kompromis për Tajvanin”, ka shtuar ai.

Mureza shtoi se Blinkeni është ftuar të shkojë sa herë të dojë në Kinë, derisa edhe ky i ka ftuar liderët kinezë ta vizitojnë ShBA-në.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Murteza: Kina ka vendosur, s’do të bëjë kompromis me Amerikën për Tajvanin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights