Arsenali e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 5-3 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Los Angeles të Amerikës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Barcelona me anë të Leëandoëskit në minutën e 7-të të takimit, ndërsa në minutën e 13-të shifrat i barazoi Saka.
Në minutën e 22-të, Saka e kishte mundësinë të shënonte sërish, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, teksa në minutën e 34-të ishte Raphinha ai që ia dha epërsinë sërish Barcelonës në minutën e 34-të.
Kurse, Havertz në minutën e 43-të barazoi përsëri shifrat, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe tri herë ku dy gola i shënoi Trossard në minutën e 56-të dhe 78-të për rezultatin 4-2.
Ndërsa, për 4-3 shënoi Ferran Torres në minutën e 88-të, kurse Vieira shënoi për rezultatin përfundimtar 5-3 në minutën e 90-të.
The post Arsenali e mposht Barcelonën në miqësoren në ShBA (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


