Home > Uncategorized > Polaku i sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë në aeroportin e Prishtinës

Polaku i sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë në aeroportin e Prishtinës

//
/
Comments are Off

Një shtetas polak është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pasi i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti paraprakisht kishte shkaktuar probleme edhe me pasagjerët.

Njëri nga zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

The post Polaku i sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë në aeroportin e Prishtinës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights