Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, beson se skuadra e tij duhet të kishte fituar kundër Liverpulit, në Premier League të dielën.
Epoka e tij në “Stamford Bridge” filloi me një barazim 1-1 kundër Liverpulit, përcjell Klankosova.tv.
Duke folur për Match of the Day, tekniku argjentinas theksoi se dëshironte ta niste me fitore edicionin e ri në Premier League.
“Unë nuk besoj se është (e drejtë). Mendoj se meritonim pak më shumë në përgjithësi”, u shpreh Pochettino.
“Ndihemi të kënaqur, por në të njëjtën kohë të zhgënjyer sepse donim të fitonim dhe e merituam të fitonim, por është vetëm fillimi”.
The post Pochettino: Barazimi me Liverpoolin nuk ishte fer appeared first on Klan Kosova.