Lorde ka debutuar dy këngë të reja!
Muzikantja 26-vjeçare befasoi fansat gjatë paraqitjes së saj në Festivalin Boardmasters në Cornwall të Anglisë, duke ndarë me fansat dy këngët e reja, të cilat me sa duket janë jashtë albumit të saj të ardhshëm.
Sipas një fansi që xhiroi koncertin dhe i vendosi në rrjetet sociale, Lorde i tha turmës se titujt e përkohshëm për këngët janë “Silver Moon” dhe “Invisible Ink”.
Aktualisht, nuk ka një datë të caktuar se kur Lorde do të publikojë albumin e saj.
The post Lorde performon dy këngë krejtësisht gjatë koncertit të Cornwall appeared first on Klan Kosova.