Ambasadorja e ShBA-së në Rusi, Lynne Tracy, vizitoi sot në burg gazetarin e arrestuar të Wall Street Journal, Evan Gershkovich.
Ishte takimi i tretë i Tracy me gazetarin që nga ndalimi i tij në mars për akuzat për spiunazh që ai mohon, raportoi gazeta.
“Ambasadorja raportoi se Evan vazhdon të jetë mirë me shëndet dhe mbetet i fortë, pavarësisht rrethanave”, shkruan citoi Wall Street Journal.
Gershkovich, 32 vjeç, është gazetari i parë për një gazetë amerikane që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë dhe mund të përballet me deri në 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor.
Ai akuzohet nga shërbimi rus i sigurisë FSB për mbledhjen e sekreteve ushtarake. Gazeta e tij mohon me forcë akuzën ndaj gazetarit, i cili ishte akredituar nga Ministria e Jashtme ruse, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
The post Ambasadorja amerikane në Rusi e viziton në burg gazetarin që akuzohet për spiunazh appeared first on Klan Kosova.




