Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga ora 15:00 do të shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Në prag të shpalljes së vendimit për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023, vërehet një interesim i madh i mediave për ta përcjellë nga afër këtë rast, njofton Klankosova.tv.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq.


