Athletic Bilbao është në kërkim të trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm dhe emri që po del në pah është ai i Edin Terzic.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle dhe gjermane, ish-trajneri i Borussia Dortmund shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës baske, transmeton Klankosova.tv.
Drejtuesit e Bilbaos vlerësojnë filozofinë e tij të lojës dhe aftësinë për të punuar me lojtarë të rinj, element kyç për një klub me identitet të fortë si Athleticu.
Terzic është i lirë pas largimit nga Dortmundi dhe mbetet një profil shumë i kërkuar në tregun e trajnerëve. Përvoja e tij në Bundesliga dhe në garat evropiane e bën një opsion tërheqës për klubin spanjoll.
Marrëveshje zyrtare pritet në orët e ardhshme, dhe Terzic do të jetë në stolin e klubit të njohur spanjoll nga edicioni 2026/27. /Klankosova.tv


