Cristiano Ronaldo pritet të mbyllë një kapitull historik me kombëtaren e Portugalisë pas Botërorit 2026.
Ylli portugez ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i tij i fundit me përfaqësuesen, duke i dhënë fund një epoke të jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar.
Ronaldo, i cili ka mbajtur rekorde të shumta me fanellën e Portugalisë, ka deklaruar se do të largohet në kohën që ai e konsideron të duhur, pas një karriere të gjatë me ekipin kombëtar.
Largimi i tij pritet të shënojë fundin e një prej periudhave më të rëndësishme në historinë e futbollit portugez.



