Një situatë e tensionuar është krijuar në Shqipëri, ku një 35-vjeçar është mbyllur brenda automjetit të tij dhe ka refuzuar t’u dorëzohet forcave RENEA.
Sipas raportimeve, në vendngjarje janë angazhuar forcat speciale dhe janë marrë masa të shtuara sigurie, ndërsa po punohet për menaxhimin e situatës.
Autoritetet kanë negociuar me personin për ta bindur që të dalë nga automjeti dhe të shmanget përshkallëzimi i situatës.
Rrethanat që çuan në këtë ngjarje dhe zhvillimet e mëtejshme pritet të bëhen të ditura nga autoritetet.



