Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave në fshatin Baicë të Istogut.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te aksidenti.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.



