Home > Uncategorized > Një viktimë e 29 të lënduar, 94 aksidente në vetëm 24-orë në vend

Një viktimë e 29 të lënduar, 94 aksidente në vetëm 24-orë në vend

///
Comments are Off

Dhjetëra aksidente trafiku dhe mijëra tiketa të shqiptuara janë evidentuar brenda 24 orëve në vend.

Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëve janë regjistruar 94 aksidente trafiku, prej tyre 1 me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 64 me dëme materiale.

Në këtë periudhë, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 9 tiketa trafiku, transmeton Klankosova.tv

Raporti 24-orësh  bën të ditur gjithashtu se 25 persona janë arrestuar, ndërsa 8 persona janë në mbajtje.

 

 

Verified by MonsterInsights