Ndërmarrja “Trepça” ka suspenduar përkohësisht dy punonjës, pas dyshimeve se kanë organizuar transportimin e xeheve jashtë orarit të paraparë.

Sipas informacioneve të publikuara, rasti është duke u trajtuar nga institucionet përkatëse, ndërsa po verifikohen rrethanat dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Nga ndërmarrja kanë ndërmarrë masa administrative deri në përfundimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të situatës.

Dyshimet lidhen me procedurat e transportimit të materialeve, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë nëse ka pasur shkelje të rregullave të punës.

Trepça ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë proceset e brendshme dhe të ndërmarrë masa në rast të konstatimit të shkeljeve.