Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Istogut.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:40, ndërsa në aksident janë përfshirë tri vetura. Pas përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku kanë pranuar tretman mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Njësitet kompetente të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar apo shkakun e aksidentit.