Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Rinor Zejnullahut, 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Smrekonicë, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 17:00 në fshatin Llaushë, vendlindjen e tij.

Zejnullahu humbi jetën në orët e para të së mërkurës, në një vetaksident të rëndë që ndodhi në fshatin Smrekonicë.

Në të njëjtin aksident humbi jetën edhe 22-vjeçari tjetër, Qëndrim Xhemajli. Vdekja e dy të rinjve ka tronditur familjarët dhe të afërmit e tyre, ndërsa sot familja e Rinor Zejnullahut do t’i japë atij lamtumirën e fundit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në Llaushë, ku familjarë, miq dhe të afërm pritet të mblidhen për të nderuar kujtimin e 22-vjeçarit.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në një nga segmentet e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, ndërsa rasti tashmë është nën hetim nga autoritetet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.