Afërsia mes presidentit amerikan Donald Trump dhe ndihmëses së tij ekzekutive, Natalie Harp, është bërë temë debati në SHBA, pas komenteve publike të senatorit demokrat Jon Ossoff.
Ossoff ka ngritur pikëpyetje për marrëdhënien e Trumpit me Harp, duke pretenduar se presidenti po i kushton më shumë vëmendje shoqërisë së saj sesa detyrave presidenciale. Komentet e tij kanë shkaktuar reagime nga Shtëpia e Bardhë.
Harp, 35 vjeçe, është një prej ndihmëseve që shfaqet shpesh pranë Trumpit. Sipas raportimeve të mediave amerikane, ajo ka shkruar më herët letra shumë personale dhe përkushtuese për presidentin.
Pas debatit publik, ka reaguar edhe djali i presidentit amerikan, i cili ka mbrojtur babanë e tij dhe ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet çështja.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka sulmuar edhe gazetaren e CNN, Kristen Holmes, pasi ajo e pyeti Trumpin lidhur me komentet për marrëdhënien e tij me Harp.







