Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Ibrahim Ramadani, ka reaguar ashpër lidhur me vdekjet e punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke e cilësuar situatën si “dështim total dhe kriminal” të shtetit.

Ramadani ka kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohet siguria e punëtorëve dhe ka kërkuar përgjegjësi për humbjen e jetëve në vendin e punës.

Sipas tij, rastet e përsëritura duhet të jenë alarm për institucionet dhe drejtuesit e KEK-ut, pasi siguria në vendin e punës nuk mund të neglizhohet.

Ai ka kërkuar që të hetohen rrethanat e vdekjeve dhe të përcaktohet përgjegjësia institucionale për këto raste.