Home > Uncategorized > “Babai po fle”, i tha Policisë – 26-vjeçari dyshohet se vrau me thikë të dy prindërit

“Babai po fle”, i tha Policisë – 26-vjeçari dyshohet se vrau me thikë të dy prindërit

///
Comments are Off

Një 26-vjeçar është arrestuar në Gjermani nën dyshimin se ka vrarë me thikë nënën dhe babanë e tij në banesën ku jetonin së bashku.

Ngjarja ka ndodhur më 19 gusht në Bad Neuenahr-Ahrweiler, ndërsa viktimat, 52 dhe 55 vjeç, dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta të shkaktuara me thikë.

Sipas Prokurorisë, 26-vjeçari kishte telefonuar vetë Policinë rreth orës 04:00. Ai kishte deklaruar se nëna e tij ishte plagosur me thikë, ndërsa për babanë kishte thënë se “po flinte”.

Megjithatë, hetuesit dyshojnë se deklarimet e tij nuk përputhen me gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes. Edhe i dyshuari kishte pësuar plagë në pjesën e barkut dhe ishte dërguar për trajtim në spital.

26-vjeçari tani ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për dyshimin e vrasjes së dyfishtë.

Verified by MonsterInsights