Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen në Kosovë të mjeteve monetare të padeklaruara, të cilat ishin fshehur gjatë kalimit në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Rasti ka ndodhur më 18 gusht 2026, kur zyrtarët doganorë gjatë kontrollit kanë zbuluar 12 mijë e 570 euro dhe 5 mijë e 900 franga zvicerane. Vlera e përgjithshme e mjeteve monetare ishte rreth 18 mijë e 842 euro.
Paratë janë ndaluar dhe evidentuar nga Dogana, ndërsa rasti është iniciuar për procedim të mëtejshëm nga njësitë kompetente.
Dogana ka rikujtuar se personat që hyjnë ose dalin nga Kosova janë të obliguar të deklarojnë mjetet monetare, instrumentet e negociueshme, metalet dhe gurët e çmuar kur vlera e tyre arrin ose tejkalon 10 mijë euro.







