Home > Uncategorized > Çka duhet të përmbushë një kandidat konsensual për president – flasin qytetarët

Çka duhet të përmbushë një kandidat konsensual për president – flasin qytetarët

///
Comments are Off

Në kohën kur LVV dhe LDK po zhvillojnë takime për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, qytetarët kanë treguar se presidenti duhet të jetë një figurë jo partiake, unifikuese dhe e pranueshme përtej ndarjeve politike.

Disa qytetarë kanë kërkuar që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, ndërsa të tjerë kanë theksuar rëndësinë që kandidati të jetë i paanshëm dhe të dijë të bashkojë partitë politike.

Një prej qytetarëve ka vlerësuar se mosha ideale do të ishte 35 deri në 60 vjeç, ndërsa kandidati do të duhej të kishte edhe njohuri juridike dhe të gjuhës angleze për përfaqësimin ndërkombëtar.

Sipas një tjetër të intervistuari, më e rëndësishmja është që presidenti të mos jetë i anshëm, ndërsa eksperti Ramadan Feriqi ka thënë se duhet të gjendet një figurë që mund t’i bashkojë partitë politike.

Verified by MonsterInsights