Home > Uncategorized > Tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan shpallen të pafajshëm

Tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan shpallen të pafajshëm

///
Comments are Off

Gjykata Themelore në Pejë ka liruar nga akuzat për vrasje Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të cilët akuzoheshin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u shpallën të pafajshëm për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, ndërsa Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për shtytje në vrasje të rëndë. Kastrioti u lirua gjithashtu nga akuza për armëmbajtje pa leje.

Megjithatë, Halil Mehmetaj u dënua me 3 vjet burgim, ndërsa Kreshnik Mehmetaj me 1 vit burgim, të dy për armëmbajtje pa leje.

Rasti lidhet me sulmin e 26 nëntorit 2021, kur një autobus në Gllogjan u qëllua me armë zjarri. Nga sulmi mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë.

Verified by MonsterInsights