Home > Uncategorized > Ish-ambasadori amerikan përmend mundësinë që Bosnja ta njohë Kosovën

Ish-ambasadori amerikan përmend mundësinë që Bosnja ta njohë Kosovën

///
Comments are Off

Ish-ambasadori i SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka përmendur mundësinë që Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës të propozojë njohjen e Kosovës.

Murphy e bëri këtë deklaratë në mënyrë ironike, duke reaguar ndaj një artikulli që kërkon nga administrata e Donald Trumpit të njohë pavarësinë e Republikës Srpska. Ai e cilësoi shkrimin si një nga analizat më ekstreme për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Përveç njohjes së Kosovës, Murphy përmendi edhe mundësinë që Bosnja t’i ofrojë SHBA-së një bazë ushtarake, duke përmendur Tuzllën ose Brçkon si lokacione të mundshme.

Bosnja dhe Hercegovina aktualisht nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa për një vendim të tillë kërkohet pajtim brenda strukturave shtetërore të vendit.

Verified by MonsterInsights