Home > Uncategorized > Kurti: 23 mbetjet mortore në Zubin Potok përkojnë me “Grupin e Intelektualëve”

Kurti: 23 mbetjet mortore në Zubin Potok përkojnë me “Grupin e Intelektualëve”

///
Comments are Off

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se 23 mbetjet mortore të gjetura në tri lokacione në Zubin Potok përkojnë me numrin e “Grupit të Intelektualëve”, 23 personave nga Mitrovica që u rrëmbyen dhe u zhdukën gjatë luftës në Kosovë.

Në lokacionet në Kalludër dhe Jabukë janë gjetur mbetje që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave: 13 në lokacionin e parë, 4 në Jabukë dhe 6 në lokacionin e tretë. Procesi i identifikimit tashmë ka nisur, por sipas Kurtit mund të zgjasë disa muaj.

Mostrat nga disa prej mbetjeve janë dërguar për analiza të ADN-së, ndërsa për të tjerat po vijojnë ekzaminimet mjekoligjore. Përputhja e numrit me “Grupin e Intelektualëve” nuk është ende identifikim përfundimtar.

Kurti ka kërkuar gjithashtu presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhduku.

Verified by MonsterInsights