Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar pushtetin duke pretenduar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më larg Shqipërisë dhe se ndikimi i Serbisë brenda Kosovës është më i madh se më parë.

Haradinaj i ka bërë këto deklarata duke reaguar ndaj zhvillimeve të fundit, përfshirë kontratën për riparimin e vagonëve të trenit, e cila sipas tij i është dhënë një kompanie serbe. Ai ka akuzuar pushtetin se po e dëmton sovranitetin ekonomik dhe energjetik të Kosovës.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën e qeverisjes, duke pretenduar se politika e ndjekur po e rrit ndikimin e Beogradit në Kosovë.