Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona të kërkuar në rajonin e Pejës, gjatë periudhës 14–20 gusht, në bazë të urdhëresave të gjykatave.
Nga të arrestuarit, 8 janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa 5 të tjerë janë paraqitur në seanca gjyqësore dhe më pas janë liruar pas pagesës së gjobave.
Policia Rajonale në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave ndaj personave të kërkuar.







