Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se afati ligjor prej pesë ditësh për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së është tejkaluar. Sipas Presidencës, vonesa ka ardhur për shkak të verifikimeve të kandidatëve nga institucionet e sigurisë.
Në një reagim për media, Presidenca ka thënë se afati pesëditor ka përfunduar të premten, ndërsa procedura ende nuk është përmbyllur pasi po priten përgjigjet nga institucionet kompetente.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme përcakton se Presidenti duhet t’i emërojë anëtarët e KQZ-së brenda pesë ditësh nga pranimi i propozimeve







