Home > Lajme > Lushaku-Sadriu pas zhvillimeve në Kuvend: Procedura është thyer, do të kërkojmë interpretim kushtetues

Lushaku-Sadriu pas zhvillimeve në Kuvend: Procedura është thyer, do të kërkojmë interpretim kushtetues

///
Comments are Off

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve është shkelur.

Sipas saj, mënyra se si është proceduar në seancë ka krijuar një situatë që kërkon sqarim edhe në aspektin kushtetues.

“Procedura është thyer”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu, duke paralajmëruar se LDK-ja do të kërkojë edhe interpretime kushtetuese lidhur me veprimet e ndërmarra në Kuvend.

Reagimi vjen pas përplasjeve mes partive për zgjedhjen e nënkryetarëve. Deputetët e LDK-së lëshuan sallën pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, insistoi të vazhdohej me kandidatin e LDK-së, ndërkohë që çështja e kandidaturës së PDK-së nuk ishte përmbyllur.

Zhvillimet e sotme kanë shtuar edhe më tej përplasjet rreth mënyrës së vazhdimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Verified by MonsterInsights